Kompania Visa ka njoftuar se do të lejojë përdorimin e kriptovalutës për të bërë pagesa në platformën e saj.
Visa kishte nisur programin pilot për pagesat me Crypto.com dhe njofton se planifikon që të rris partneritetin me kompani të tjera, përcjell Telegrafi.
Njoftimi i Visa vjen pasi disa nga firmat kryesore, duke përfshirë BNY Mellon, BlackRock dhe MasterCard kanë pranuar kriptovalutat si mjet pagese.
Ditë më parë, shefi ekzekutiv i Space X, Elon Musk kishte njoftuar se veturat e Tesla mund të blihen me Bitcoin.
“Tashmë ju mund të blini makinën Tesla me Bitcoin”, kishte shkruar Musk në Twitter.
You can now buy a Tesla with Bitcoin
— Elon Musk (@elonmusk) March 24, 2021
Javë më parë, Tesla kishte blerë 1.5 miliard dollarë në vlerë të Bitcoinit dhe tha se së shpejti do të pranonte pagesa në këtë monedhë.
Aktualisht vlera e tregut të kriptovalutave është 1.8 trilion dollarë, ndërsa Bitcoin përbën rreth 60 për qind të tregut. /Telegrafi/