Ligjvënësit në shtetin amerikan, Virxhinia, kanë votuar për heqjen e dënimit me vdekje si një dënim penal.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, të premten, Dhoma e Delegatëve të shtetit ndoqi Senatin e saj në këtë votim për t’i dhënë fund praktikës, duke i hapur rrugën Guvernatorit Ralph Northam të nënshkruajë shfuqizimin e ligjit.
Ky vendim do të thotë se Virxhinia do të bëhet shteti i parë jugor i SHBA-së që heq dënimin me vdekje.
Masa vjen në një kohë të debateve të reja në të gjithë SHBA-në rreth këtyre ekzekutimeve.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump, i rifilloi ato vitin e kaluar në një nivel federal pas një pauze 17-vjeçare.
Rreth 13 njerëz u vranë brenda pak muajsh – përfshirë gjashtë ekzekutime të kryera pas zgjedhjeve, megjithë sfidave ligjore.
Në anën tjetër, presidenti Joe Biden, gjatë fushatës së tij presidenciale tha se do të punojë për t’i dhënë fund dënimit federal me vdekje dhe për të inkurajuar shtetet të ndjekin shembullin. /Telegrafi/