Stana Ceroviq nga Mali i Zi ka lindur në vitin 1936 dhe është një nga më të vjetrat femra e virgjër – gratë që jetojnë si burra, që betohen se gjatë gjithë jetës do të mbesin të tilla!
Ajo e ka parë veten si një burrë, trajtim të cilin e ka marrë edhe nga motrat e saj, ka thënë Mara Ceroviq, një familjare e saj, përcjell Telegrafi.
Gjatë gjithë kohës, ajo ishte veshur si një burrë, shoqëruar me ta, madje e kishte të lejuar edhe të bartë armë.
Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe Stana. Kur asaj i kishin vdekur dy vëllezërit dhe babai, e gjithë barra kishte rënë mbi të.
Sipas asaj që shkruajnë mediat serbe, fenomeni i tillë ishte paraqitur gjatë shekullit të 15-të, i përhapur në Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri. /Telegrafi/