Telegrafi

Virgil van Dijk futi një rregull të ri në Liverpool sapo u bë kapiten

Virgil van Dijk ka zbuluar se ai prezantoi një rregull të ri para ekipit kur u bë kapiten i Liverpoolit.

Mbrojtësit 32-vjeçar iu dorëzua shiriti në fillim të këtij viti, pasi Jordan Henderson iu bashkua skuadrës Saudite të Pro League, Al-Ettifaq dhe James Milner nënshkroi për Brighton.

Duke folur për emërimin e tij, ai tha: “Ky klub ka pasur disa kapitenë të jashtëzakonshëm ndër vite, liderë që do të sillnin më të mirën nga vetja”.

Lexo po ashtu Klopp planifikon transferimin e yllit të Real Madridit

“Pra, të jem në listë me njerëz të tillë nuk është padyshim lloji që do ta prisja kur fillova të luaja”.

“Por, gjëja më e rëndësishme për mua është se unë jam pjesë e një ekipi drejtuesish, individualisht, të cilët gjejnë mënyrën e tyre për të marrë përgjegjësinë pavarësisht se kush e mban shiritin në krahë”, vazhdoi ai.

Holandezi më pas vazhdoi të zbulojë se ai futi një rregull të ri menjëherë pasi u emërua kapiten.

Lexo po ashtu Musiala mund të rikthehet në Angli - e dëshiron gjiganti i Ligës Premier

Para çdo ndeshje, të gjithë lojtarët e Liverpoolit tani duhet të mblidhen në rreth në fushë.

Van Dijk pretendon se kjo ndihmon për të ndërtuar atmosferën mes skuadrës dhe turmës.

Sipas The Echo, ai shtoi: “Ishte diçka që bëmë kur isha lojtar i Celtic”.

Lexo po ashtu Man City dhe Liverpooli do të tentojnë ta transferojnë Mbappen në janar

“Dhe gjithmonë më ka pëlqyer sepse mendoja se vendosi tonin për lojën dhe gjithashtu i dha turmës një sinjal se ne ishim gati për të luajtur”.

Liverpool ka shijuar një fillim pozitiv të sezonit pas një sezoni zhgënjyes 2022-23.

Reds aktualisht janë në vendin e katërt në tabelën e Ligës Premier, vetëm tri pikë prapa liderit Tottenhamit. /Telegrafi/