Telegrafi

Virgil van Dijk “dëshiron” të mbetet përjetësisht te Liverpooli

Virgil van Dijk (Foto by Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Virgil van Dijk u ka thënë ka thënë bashkëlojtarëve se dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re me klubin.

Holandezi ishte i dobishëm në fushatën e suksesshme të 2018/19 te The Reds, e cila kulmoi me triumfin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Van Dijk shkroi një marrëveshje pesëvjeçare pas mbërritjes nga Southampton në janar të vitit 2018.

Virgil van Dijk (Foto by Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, ESPN raporton se 27-vjeçari është entuziast për vazhdimin e marrëveshjes me Merseyside.

Asnjëra palë për momentin nuk ka bërë hapin e parë, por përfundimisht do të fillojnë në një pikë këtë verë.

Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani ka pasur 52 paraqitje për anglezët dhe ka realizuar katër gola në të gjitha garat. /Telegrafi/