Virgil van Dijk e ka akuzuar Atletico Madridin për taktika të dyshimta në fitoren ndaj Liverpoolit, por i ka paralajmëruar ata se në Anfield Road do t’i pret ferri.
The Reds pësuan humbje 1-0 ndaj Los Rojiblancos të martën në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa takimin e dytë do ta zhvillojnë në mars.
Mbrojtësi holandez ka akuzuar lojtarët e Atleticos se i kanë bërë shumë presion gjyqtarit kryesor të takimit dhe nuk e kanë lënë t’i marrë vendimet e tij.
“Ne e prisnim të ishte një ndeshje e tillë. Ne u dhamë atyre një gjë që të qëndronin mbrapa, pas golit të shënuar në fillim të ndeshjes”, ka thënë fillimisht ai.
“Ishte një atmosferë e vështirë. Ata në vazhdimësi i bënë presion gjyqtarit dhe nuk e lejuan t’i merrte vendimin në kokën e tij”.
“Por, ne kemi edhe 90 minuta të tjerë. Duhet të kemi besim në vete. Nuk duhet të lejojmë që humbja të na frikësojë. Duhet të besojmë në veten – si gjithmonë që bëjmë”, ka shtuar më tej Van Dijk.
Liverpooli është kampion në fuqi i garës më të madhe për klube në Evropë dhe humbja 1-0 në Wanda Metropolitano ka lënë shpresë për ta që t’i përmbysin gjërat. /Telegrafi/