Telegrafi

Vip Poppa bëhet baba për herë të dytë: Sa kam prit me të pa

Vig Poppa (Foto: Instagram/vigpoppa)

Rep-artisti i njohur, Vig Poppa, gjatë ditës së sotme (e martë) është bërë baba për herë të dytë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa ka shfaqur të porsalindurin.

“Sa kam prit me të pa” ka shkruar ai në përshkrimin e videos.

Një numër i konsiderueshëm i fansave, përfshirë familjarë e kolegë kanë uruar reperin, pasi u bë prind për të dytën herë.

Ai së bashku me bashkëshorten Ena, ndajnë edhe një djalë pesë vjeçar, të quajtur Domi.

Vlen po ashtu të përmendet se reperi është më i rezervuar sa i përket shpërndarjes së informatave nga jeta private. /Telegrafi/