Site icon Telegrafi

VIP-at shqiptare që janë bërë nëna në moshë shumë të re (Foto)

Ndonëse duket disi e pazakontë, disa prej femrave të njohura në Shqipëri dhe në botë, janë bërë nëna në moshë fare të re, madje disa kur kanë qenë adoleshente apo fëmijë edhe vetë.

Megjithatë një gjë është e sigurt se ardhja e fëmijës në jetë nuk i ka penguar aspak këto femra të ndërtojnë emrin dhe karrierën e tyre.

Anabel ka bërë renditjen e disa nga femrat e famshme shqiptare, të cilat sot konkurojnë me të bijat me bukurinë dhe format e ruajtura.

Albërie Hadërgjonaj
Këngëtarja është martuar në moshën 15-vjeçare dhe ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë kur ka qenë 16 vjeç. Dy vite më pas, Albëria është bërë sërish nënë dhe ka lindur vajzën e dytë, Anxhelinën. Sot në moshën 40-vjeçare, Albëria është bërë gjyshe sepse vajza e saj e madhe Agnesa ka sjellë në jetë vogëlushen Elektra.


Eli Fara

‘Unë jam martuar shumë e re dhe jam bërë nënë kur isha vetë fëmijë’, ka deklaruar Eli në një intervistë të sajën. Sot Eli dhe Marina ngjajnë më shumë si dy shoqe se sa si nënë e bijë.


Ema Andrea
Sara Kapo është vajza e vetme e aktores së njohur Ema Andrea. Sot, Sara është 21-vjeç dhe ka lindur në kohën kur Ema ka qenë studente për aktrim, përkatësisht në moshën 23-vjeçare.


Adrola Dushi
Ajo ishte në kulmin e karrierës dhe sapo kishte fituar kurorën e Miss Univers Albania 2012. Një vit më pas, Adrola do të sillte në jetë fëmijën e saj të parë. Megjithatë mëmësia nuk e pengoi aspak bukuroshen të vijonte suksesin në modeling, ndonëse si sukses të sajin më të madhe konsideron djalin e saj të vogël. Adrola është bërë nënë e një djali, të quajtur Troi në moshën 20-vjeçare dhe sot Troi është 2-vjeç.


Ermiona Lekbello
Ish-miss i njohur Ermiona Lekbello është nënë e një vajze 17-vjeçare, të quajtur Elisa ‘Unë e kam bërë vajzën në një moshë shumë të re. Isha adoleshente kur linda një fëmijë dhe nuk kalova dot periudhën e adoleshencës’, ka rrëfyer Ermiona. Ajo është bërë nënë në moshën 19-vjeçare.


Suzana Mushkollaj
Fotografja Suzana Mushkolaj është nëna e këngëtare së njohur Argjentina Ramosaj. Ajo gëzon forma të trupore, që janë për tu pasur zili edhe nga 20 vjeçaret. Sot Argjentina është 25 vjeç dhe siç mund të kuptohet, nëna e saj e ka sjellë në jetë në një moshë shumë të re. Sot, Suzana është bërë gjyshe dhe renditet edhe në radhët e gjysheve seksi të showbizit shqiptar.

Exit mobile version