Site icon Telegrafi

VIP-at shqiptar në mbështetje të Kosovës në UNESCO

Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO ka marrë vëmendjen e të gjithëve, përfshi edhe personazhet e njohura.

Gjera po pritet që në Paris të mbahet konferenca e përgjithshme që do të hedhë votën për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, artistët shqiptarë përmes rrjeteve sociale po japin përkrahjen e tyre në mbështetje të kësaj kauze.

Emra si Dafina Zeqiri, Argjentina Ramosaj, Leonora Jakupi dhe Ledri Vula, etj janë vetëm disa nga artistët, që i janë bashkuar nismës #kosovoinunesco në Instragram.

Ky grupim tashmë numëron rreth 2000 postime, nga njerëzit që duan ta shohin Kosovën në UNESCO. /Telegrafi/

Exit mobile version