Telegrafi

Violeta Kukaj rikthehet pas një kohe të gjatë në muzikë, sjell projektin e ri

Violeta Kukaj (Foto: YouTube)

Artistja e njohur e skenës shqiptare, Violeta Kukaj, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Boni Mashalla” mban titullin kënga, me të cilën bëri rikthimin në skenë pas një kohe shumë të gjatë.

Klipi është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa këngëtarja vjen në formë të mrekullueshme.

Violeta Kukaj (Foto: YouTube)

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar Hekuran Krasniqi, kurse për orkestrimin është përkujdesur Genti Lako.

Sa i përkes videos, ‘Urban Graphics’ është përkujdesur për këtë pjesë të rëndësishme të këngës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Projekti tashmë gjendet i kompletuar bë kanalin e ‘Produksioni Arboni’ në YouTube.

 

Duhet theksuar se Violeta kohëve të fundit ka qenë mjaft e pranishme në faqet rozë, për shkak të transformimit të madh që ka bërë në dukje. /Telegrafi/