Telegrafi

Viola Davis në mesin e 22 artistëve që i kanë fituar çmimet Oscar, Emmy dhe Tony

Aktorja Viola Davis e ka fituar çmimin akademik Oscar për aktoren më të mirë në rol dytësor.

Ishte moment tejet emocional për të ngase me këtë fitore ajo u bë një nga 22 artistët që ka arritur t’i fitojë të tre çmimet: Oscar, Emmy dhe Tony.

Viola Davis, aktora më e mirë në rol dytësor

Në të vërtetë ka më shumë se 22 aktorë që i kanë fituar këto çmime, por ata e kanë arritur këtë për edhe për arsye të tjera e jo vetëm për aktrim.

Për dallim nga ata, Viola Davis e ka fituar secilin çmim për aktrim, shkruan Washington Post, transmeton Klan Kosova.

Lexo po ashtu Lista me të gjithë fituesit e Oscar

Ndër emrat e tjerë që e kanë arritur këtë gjë janë edhe Helen Mirren, Christopher Plummer, Ellen Burstyn, Geoffrey Rush etj.