Site icon Telegrafi

Vinicus apo Mbappe, kush është sulmuesi më i mirë deri më tani në këtë edicion?

Dygolëshi i Vinicius Junior në fundjavë kundër Elche bëri të kishte reagime të mëtejshme për ata që e shohin atë si një nga yjet e rinj më të mirë në futboll dhe ka bërë që disa ta krahasojnë atë me Kylian Mbappen.

Sulmuesi francez është 18 muaj më i vjetër dhe sigurisht më i vendosur se braziliani tashmë me veprime të qarta dhe ndoshta një nga lojtarët më të mirë në botë tashmë.

Thënë kështu, shumë tani besojnë se Vinicius do t’i bashkohet atij si një nga yjet që do të dominojnë dekadën e ardhshme të futbollit.

Braziliani ka bërë një hap të madh këtë sezon, duke treguar formë të mrekullueshme te Real Madridi.

Vinicius ka nëntë gola (shtatë në La Liga Santander dhe dy në Ligën e Kampionëve) dhe tre asistime në sezonin 2021/22 dhe ka një saktësi pasimi prej 85 për qind dhe është shpallur tre herë lojtari i ndeshjes.

Mbappe, në anën tjetër, ka gjashtë gola (pesë në Ligue 1 dhe një në Ligën e Kampionëve) dhe gjashtë asistime. Saktësia e tij e pasimeve është 83.5 për qind dhe ai është shpallur lojtari i ndeshjes katër herë.

Të dy yjet e rinj kanë numra shumë të ngjashëm dhe nuk ka shumë për të zgjedhur mes tyre nga pikëpamja statistikore.

Mbappe është padyshim një lojtar më i zhvilluar, por forma fantastike e Vinicius në këtë sezon ka bërë që të bëhen këto krahasime mes tij dhe Mbappes që mund të bëhet lojtar i Los Blancos në verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version