Real Madridi ka kaluar në epërsi (1-0) ndaj Barcelonës në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës.
Ndeshja nisi më mirë për mbretërit që ishin më të rrezikshëm dhe më të mirë në posedimin e topit.
Rrezikun e parë e shkaktoi Marco Asensio, që gjuajti bukur në minutën e 19-të, por goditja e tij shkoi pak mbi portë.
Goli erdhi në minutën e 25-të të ndeshjes, kur Karim Benzema asistoi bukur te Vinicius Junior i cili me shpejtësi futet në zonë, gjuan dhe shënon për 1-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1481347197354459136
Një epërsi e merituar nga Real Madridi, pas lojës së treguar deri më tani. /Telegrafi/