Telegrafi

Vinicius Junior shënon gol ndaj Shakhtarit vetëm 15 sekonda pas inkuadrimit në lojë

Vinicius Junior ka shkruar emrin e tij në listën e rekordeve duke shënuar njërin nga golat më të shpejtë si rezervistë në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi e mbylli pjesën e parë me disavantazh 0-3 ndaj Shakhtar Donetsk në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Alfredo di Stefano.

Megjithatë, në pjesën e dytë Mbretërit u ngjallën me dy gola të shpejt, ku i pari erdhi nga Modric, i cili shënoi 54-të nga distanca për 1-3.

Lexo po ashtu Real Madridi shokohet në shtëpi, Shakhtari i shënon tri gola në pjesë të parë

Por, lajmi është tek goli i dytë i Realit i shënuar nga talenti brazilian, Vinicius Junior.

Vinicius Junior arriti të shënojë për 2-3 vetëm 15 sekonda pas inkuadrimit në lojë.

Goli i brazilianit erdhi në minutën e 59-të pas inkuadrimit në vend të Luka Jovicit. /Telegrafi/