Vinicius Junior dëshiron të ndjekë hapat e Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemas dhe të bëhet gjuajtësi i ri i penalltive te Real Madridi sezonin e ardhshëm, raporton AS.
Braziliani u pa duke zhvilluar orë shtesë në stërvitje për të përmirësuar aftësitë e tij në disa raste, sipas mediumit spanjoll.
Vini është i vendosur të marrë përgjegjësinë e ekzekutimit të penalltive deri në fund të turneut parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sezonin e kaluar, Vinicius shënoi 23 gola dhe dhuroi 21 asistime në 55 paraqitje për Los Blancos.
Qëllimet përfundimtare të të riut janë të shënojë mbi 30 gola në sezonin e ardhshëm, kështu që marrja e rolit do ta ndihmonte qartë që të përmirësonte statistikat.
Andaj, ai është favorit për ta bërë këtë gjë, pasi dihet tashmë se është lojtari kryesor i Real Madridit. /Telegrafi/