Telegrafi

Vinicius Jr: Zidane më thotë se mund të luaj gjatë te Real Madridi

Zinedine Zidane - Vinicius Junior (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Vinicius Junior ka zbuluar se Zinedine Zidane i kishte thënë që ai mund të shijonte një karrierë të gjatë te Real Madridi.

Vinicius, 19 vjeç, ka luftuar për të çimentuar vendin e tij në Madrid që prej ardhjes para sezonit 2018-19 , pasi shkëlqeu më parë me Flamengon.

Sulmuesi shënoi dy gola në 18 paraqitje të La Ligës në sezonin e fundit të Los Blancos, duke shtuar edhe dy gola dhe gjashtë asistime në garat e kupave.

Lexo po ashtu Momenti i yjeve të ri – 11 lojtarët e La Ligas që duhet t’i përcillni në edicionin e ri

Megjithë një fillim të përzier në jetën e kryeqytetit spanjoll, Vinicius pretendon se Zidane e ka mbështetur atë që të ketë një karrierë të mirë në Santiago Bernabeu, nëse vazhdon të përmirësohet.

“Zidane gjithmonë më thotë që të jem i qetë dhe të vazhdoj të rritem sepse nëse e bëj këtë, dhe sepse jam trajtuar aq mirë nga të gjithë, ai thotë se do të luaj atje për një kohë të gjatë”.

“Pak a shumë si Marcelo dhe Casemiro, të cilët kanë qenë atje për një kohë të gjatë”, ka thënë Vinicius një konference për shtyp të martën mbrëma. /Telegrafi/