Vinicius Junior e pranon se i është dhënë “tre ditë kohë” për të vendosur midis një transferimi te Barcelona apo Real Madridi, ndërsa insiston se çmimi i paguar prej 45 milionë eurosh nuk peshon rëndë mbi supet e tij.
Sulmuesi brazilian u bë emër i lakmuar shumë nga klubet elitare evropiane pasi bëri një përparim mahnitës me Flamengon në moshën vetëm 16-vjeçare.
Të dy rivalët e mëdhenj spanjollë, Reali dhe Barcelona luftuan për të blerë talentin, duke bërë oferta të mëdha për klubin brazilian.
Viniciusit iu dha pak kohë në të cilën mund të vendonte në lidhje me të ardhmen e tij, por nuk ka pendim se zgjodhi Mbretërit para rivalëve të tyre nga Camp Nou.
“Ishte menjëherë pasi u ktheva nga Kampionati i Amerikës së Jugut për U17 në vitin 2017 në Kili. Tashmë në media kishte thashetheme, por unë kurrë nuk i besoja”, ka thënë fillimisht Vinicius Jr për FourFourTwo.
“Përfundimisht ndodhi: si Real Madridi ashtu edhe Barcelona vendosën ofertat në tavolinë dhe unë kisha vetëm tre ditë për të marrë vendimin tim”.
“Unë gjithmonë kam dashur të luaj për klubin më të madh, kështu që unë zgjodha Realin”.
“Prindërit e mi i vizituan të dy klubet dhe Realin pëlqyen më shumë. Ai përputhej me atë që unë tashmë e dëshiroja, dhe ndjeva se projekti i tyre ishte më i mirë për mua”.
“Ata u japin shumë minuta lojtarëve të rinj, si unë, dhe po kalonin një periudhë të jashtëzakonshme suksesi në Ligën e Kampionëve atëherë”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/