Real Madridi ka arritur ta fitoj trofeun numër 14-të në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.
Los Blancos u mbrojtën shumë mirë në finale të cilën e dominoi Liverpooli, por një gol i mjaftoi madrilenëve për ta fituar trofeun.
Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga sulmuesi brazilian Vinicius Junior i cili u gjend bukur në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë.
Braziliani pas ndeshjes ka thënë se është e pashpjegueshme përjetimi që ka duke realizuar në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Është vërtet e pashpjegueshme ajo që po përjetoj në këtë moment të mrekullueshëm. Sot munda të luaja finalen time të parë dhe shënova një gol, tani dua ta shijoj këtë moment pas një sezoni shumë të vështirë, por të shpërblyer me suksese të mëdha”.
“Ky klub, këta futbollist kanë diçka të veçantë. Nuk di çfarë të them vetëm dua ta shijoj këtë moment të veçantë. Ne kemi fituar shumë ndeshje me përmbysje, shumë ndeshje emocionuese dhe mendoj se njerëzit i shijuan këto ndeshje”, tha Vinicius
Krejt në fund, braziliani tha se këtë fitore ia dedikon të gjithë lojtarëve dhe familjes së tij.
🥹 THIS is how much it means.#CHAMP14NS | @vinijr pic.twitter.com/AbWDKwTOWN
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) May 28, 2022
“Kjo fitore shkon për të gjithë lojtarët, për familjen time dhe për klubin që bëri gjithçka për ne. Hala Real Madrid”, u shpreh Vinicius pas finales. /Telegrafi/
🤩 THE LADS! THE #CHAMP14NS! 🤩 pic.twitter.com/Zc7kaVtISh
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) May 28, 2022