Telegrafi

Vinicius flet për raportin me Benzeman dhe kohën kur e zgjidhte Barcelonën në Play Station

Vinicius Junior ka dhënë së fundmi një intervistë interesante në kanalin e “YouTube” për “Desimpedidos”, ku ka folur fillimisht për raportin me Karim Benzeman.

Sulmuesi brazilian i Real Madridit, që këto kohë është përfolur gjatë në media për shkak të fjalëve të thëna nga Karim Benzema për të, ka thënë se në mes tyre ekziston një marrëdhënie e mirë.

“Raporti me Benzema? Nuk ka probleme mes nesh. Kemi një marrëdhënie të mirë”, nënvizoi ai.

Më tej, talenti brazilian tregon preferencat e tij në Play Station, ku duket se tradhton ekipin e tij për rivalët më të mëdhenj, Barcelonën.

“Në Play Station zgjedh Barcelonën. Në fillim e merrja gjithnjë për shkak të Neymarit. E zgjidhja për të”.

“Por më pas fillova të zgjidhja edhe Realin me Bale dhe Ronaldo. E dua Real Madridit”, ka thënë Vinicius Junior. /Telegrafi/