Vinicius Junior ka falënderuar brazilianët Casemiro dhe Marcelo që e kanë ndihmuar të adaptohet në Real Madridit.
18-vjeçari ka filluar të ketë më shumë minuta nën urdhrat e Santiago Solarit, për dallim nga Julen Lopetegui.
“Casemiro dhe Marcelo kanë luajtur rol vendimtar që unë të adaptohem kaq shpejt”, ka thënë Vinicius për SporTV.
“Pas adaptimit me jetën në Madrid është koha të eci para. Të luaja për Castillan më ka ndihmua”.
“Dua të vazhdojë të fitojë mundësi për të luajtur në ekipin e parë, jam shumë i motivuar”, ka shtuar Vinicius.
Braziliani iu bashkua Los Blancos nga Flamengo për 46 milionë euro.
Në të gjitha garat në këtë sezon sulmuesi është paraqitur në pesë ndeshje, ku ka shënuar edhe një gol. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=8rJsqVvsrMQ