Duke folur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Globe Soccer Awards këtë të premte, ish-legjenda e Real Madridit foli për Topin e Artë 2024 duke e konsideruar si ‘të padrejtë’ për shkak se Vinicius nuk u shpall fitues i tij.
Vinicius ishte favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë pas një viti tejet të suksesshëm që pati me Real Madridin.
Sidoqoftë, ishte ylli i Manchester Cityt, Rodri i cili e fitoi këtë çmim pasi triumfoi në Ligën Premier dhe në Euro 2024 me ‘Qytetarët’ dhe Spanjën respektivisht.
Ky rezultat shkaktoi shumë diskutime, me ‘Los Blancos’ të cilët bojkotuan ceremoninë e Topit të Artë teksa edhe disa lojtarë pohuan se Vinicius e meritoi ta fitonte atë.
Cristiano Ronaldo: “Vinicius should have won the Ballon d’Or. I don’t mind saying it. It was unfair.”
— TC (@totalcristiano) December 27, 2024
I radhës që iu bashkua kësaj teme ishte edhe Cristiano Ronaldo, i cili foli për mediat në Globe Soccer Awards, aty ku Vinicius u shpall sulmuesi dhe lojtari më i mirë i vitit.
“Vinicius u desh ta fitonte Topin e Artë, sipas mendimit tim është e qartë. Është e padrejtë, kjo është pse e dua Globe Soccer Awards, ata janë të sinqertë”, ka thënë Ronaldo.
Përveç Vinicius, në këtë ceremoni Real Madridi fitoi edhe disa çmime të tjera, duke filluar nga Carlo Ancelotti, Florentino Perez, Jude Bellingham dhe Vinicius./Telegrafi/