Telegrafi

Vinicius: E kontrollova topin dhe e dërgova aty ku desha

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Real Madridi regjistroi fitore komode në udhëtim te Levante, ndërsa Vinicius Junior e shënoi golin e parë të Los Blancos.

“E kontrollova topin dhe e dërgova atje ku desha, por e di se duhet të vazhdoj të përmirësohem”, ishin fjalët e sulmuesit lidhur me golin e tij.

“Do të vazhdoj të punoj që t’i ndihmoj akoma më shumë Madridit. Kam mundur të shënoj gola të tjerë”, ka shtuar ai.

“Na mungon paksa ritmi, por mendoj që pas pushimit për ndeshjet e përfaqësueseve, do të kthehemi shumë më të mirë”.

Lexo po ashtu Real Madridi vazhdon si lider i La Ligës në fitoren ndaj Levantes

“Ndenja të mira, ishte më mirë se fillimi i sezonit të kaluar, me gola. Është me rëndësi që t’i ndihmoj Madridit… Duhet të jemi të gëzuar me këto 15 ndeshje pa humbje”, ka deklaruar Vinicius pas ndeshjes. /Telegrafi/