Telegrafi

Vincent Kompany synon t’i “rrëmbej” Guardiolës objektivin kryesor pasi të bëhet trajner i Bayernit

Vincent Kompany mund të mposht Pep Guardiolën në garën për të siguruar shërbimet e njërit prej lojtarëve më të kërkuar të spanjollit, sapo belgu të emërohet trajner i Bayern Munich.

Një marrëveshje thuhet se është afër përfundimit dhe se Kompany do të zbarkojë në ‘Allianz Arena’ për të zëvendësuar Thomas Tuchel.

Gjithçka që ka mbetur është që të arrihet një marrëveshje mes Bayernit dhe Burnleyt sa i përket kompensimit financiar, por Kompany pritet që të jetë trajneri i ardhshëm i bavarezëve.

Kjo do të jetë aventura e tretë e Kompany në karrierën e tij si trajner, pasi paraprakisht kishte drejtuar Anderlechtin dhe kishte arritur promovimin në Ligën Premier me Burnleyn.

Lexo po ashtu Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Fabrizio Romano ka dhënë mendimin e tij në atë që mund të jetë potencialisht blerja e parë e Kompany tek Bayerni.

Gjiganti gjerman thuhet se e ka futur Dani Olmon e Leipzigut në listën e tyre të dëshirave. Spanjolli ka qenë njëri prej objektivave kryesor të Guardiolës, pasi rregullisht ishte lidhur me një kalim në ‘Etihad Stadium’.

Barcelona gjithashtu thuhet se janë të etur për ta rikthyer Olmon në Kataloni, aty ku ai mori hapat e parë si futbollist.

Olmo kishte shënuar tetë gola sezonin që lamë pas, dhe besohet se ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 60 milionë eurosh e cila do të bëhet aktive këtë verë./Telegrafi/