Telegrafi

Vince Carter shënon pikë duke u rrotulluar 360 shkallë (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Memphis Grizzles triumfoi kundër Toronto Raptors me rezultat 101:99 duke i shkaktuar humbjen e pestë rresht.

Lexo po ashtu Russell Westbrook lë pas për 'triple-double' Larry Birdin (Video)

Vendasit drejt fitores i udhëhoqi Mark Gasol me 42 pikë, duke përfshirë edhe dy gjuajtje vendimtare të lira në 36 sekondat e mbetura, transmeton Telegrafi.

Gjatë takimit Vince Carter pati një paraqitje fantastike duke kulmuar me një shënim të bukur duke u rrotulluar 360 shkallë.

Ndërkohë, basketbollisti 40-vjeçar ka përfunduar takimin me shtatë pikë dhe tre asistime dhe po aq kërcime. /Telegrafi/