Aktori me rol kryesor në serinë e filmave “Fast & Furious”, Vin Diesel, do të kthehet përsëri edhe për një xhiro kur Furious 8 do të “garojë” nëpër kinematë botërore në vitin 2017.
Kompania filmike Universal Pictures pritet të shfaqë pamjet e saj më 14 prill të vitit 2017, të vazhdimit të filmit më të shikuar për këtë vit, Furious 7.
Furious 7 ka udhëtuar në gjithë globin, që nga Lindja e Mesme deri te Los Anxhelos, por episodi i ardhshëm nga franshiza Blockbuster do të zhvillohet në Nju Jork.
“Gjithmonë mendoj për këta filma si fotografi të shumta në të njëjtën kohë”, ka thënë Diesel, transmeton Koha.net.
Po ashtu edhe aktori i vjetër Kurt Rusell pritet të marrë pjesë në këtë episod me rol si një lider me emrin Mr Nobody.
Ndërsa për aktorët si Dwayne Johnson apo Michelle Rodriguez ende nuk është konfirmuar nëse do të kthehen edhe në Furious 8, por është e ditur se vëllai i aktorit të ndjerë Paul Walker, Cody, do t’i bashkohet kësaj franshize.
Furios 7 tashmë ka bërë më shumë se 1.1 miliardë dollarë në mbarë botën që kur ka hyrë në box office të Shteteve të Bashkuara më 3 prill. /Telegrafi/