Ajo është një prej femrave më të bukura shqiptare.
Prezantuesja e DigitAlb, Vilma Masha, ka bërë pohime interesante në emisionin “Shiko Kush Luan”.
Ajo u përgjigj në pyetje të prezantueses, Luana Vjollca, duke pranuar se mund të bëhet nënë në vitin 2019.
“Me gjithë zemër do të dëshiroja që viti 2019 të vijë me një bebush”, u shpreh bukuroshja.
Vilma Masha aktualisht drejton emisonin “Gol pas Goli” në DigitAlb.
Ajo është martaur në shtator të vitit 2018.
Por, ndryshe nga personazhet tjera VIP, ajo zgjodhi që të mbajë të fshehtë identitetin e bashkëshortit, duke ruajtur privatësinë. /Telegrafi/