Site icon Telegrafi

Villas Boas refuzoi transferimet e Aubameyangut dhe Iscos te Tottenahami

Mediat evropiane kanë zbuluar se trajneri portugez, Andre Villas-Boas hodhi poshtë mundësinë që Tottenham të nënshkruajë me Pierre-Emerick Aubameyang dhe Isco.

Aubameyang tani është një yll me Borussia Dortmund, ndërsa për mesfushorin e Real Madridit, Isco, ka folur bota pas fillimit fantastik të tij në këtë sezon.

Duke folur në stacionin e radios “Big Inside View”, eksperti spanjoll i futbollit Graham Hunter ka thënë se si Villas Boas nuk ishte i bindur se do të kishin sukses në White Hart Lane.

Lexo po ashtu Këta janë 10 trajnerët më të mirë në botë që nuk kanë luajtur kurrë futboll, por kanë fituar Kupën e Botës e Ligës së Kampionëve (Foto)

“Daniel Levy ende pëlqen marrëveshjet e mira – dhe Aubameyang ishte ajo marrëveshje”, ka thënë fillimisht Hunter.

“Andre Villas-Boas ishte trajner, Aubameyang iu ofrua Spursave dhe drejtuesit e skuadrës thanë se ky është një lojtar që duam të hedhim një vështrim, le të takojmë atë”.

Lexo po ashtu Liga Premier mbush 25 vite– Klubi që ka harxhuar më shumë në këto vite është Chelsea me 1.7 miliard funte, kjo është renditja e përgjithshme (Foto)

“Agjenti mori Aubameyang në Londër dhe Andre Villas-Boas sipas Daniel Levy nuk ishte i interesuar, nuk do t’i takonte ata, nuk e kuptonte se po humbte kohë për ta”.

“Tim Sherwood më ka thënë gjithashtu për qëndrimin e Villas-Boas ndaj Iscos”.

“Villas-Boas e dinte se kush ishte Isco, e dinte se ku po luante. Kjo është një domosdoshmëri për Spurs. Djalë i duhur, talent i duhur, çmimi i duhur, mosha e duhur”, përfundoi eksperti spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version