Mediat gjermane kanë bërë me dije se trajneri portugez i Zenitit, Andre Villas-Boas është një nga kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e Schalkes në sezonin e ardhshëm.
Trajneri i Augsburgut, Markus Weinzierl mbetet kandidati numër një, megjithatë në skenë është shfaqur dhe trajneri i Zenitit, duke parë se Augsburgu dëshiron ta mbajë në ekip trajnerin e vet pas sigurimit të qëndrimit në Bundesligë.
Sipas Kicker trajneri 38-vjeçar i Zenitit shihet si një alternativë e mirë për Schalken duke qenë se kontrata e tij me klubin rus përfundon shumë shpejt.
Zeniti nuk ka shprehur interesim që të vazhdojë me Villas Boas. /Telegrafi/