Telegrafi

Villareal nuk dëshiron t’ia paguajë 15 milionë euro Milanit për Baccan

Milan mund të mos i arkëtojë dhjetëra miliona euro gjatë afatit kalimtar të verës.

Villarreal thuhet se ka vendosur të mos ushtrojë mundësinë e blerjes prej 15 milionë eurove të sulmuesit të Milanit, Carlos Bacca.

Ky i fundit është huazuar te skuadra e Villarrealit, duke shënuar 12 gola në 35 paraqitje për spanjollët dhe ka shprehur dëshirën për të qëndruar në klub.

Megjithatë, Marca pretendon se ata nuk janë të gatshëm të paguajnë taksën që u pajtuan verën e kaluar me Milanin.

Nga ana tjetër, kjo mund të jetë vetëm një mashtrim nga “Nëndetësja e Verdhë” për të ulur çmimin e kolumbianit.

Theksojmë se lojtari aktualisht është i grumbulluar me kombëtaren kolumbiane ndërsa do të mund ta shohim në botërorin Rusia 2018. /Telegrafi/