Vildane Zeneli bën pjesë në grupin e bukurosheve që janë mjaft aktive në rrjetet sociale me publikimin e fotografive që kanë në plan të parë figurën e tyre trupore.
Modelja e njohur shqiptare është e vetëdijshme për ‘asetet’ që i posedon, prandaj di të tërheqë vëmendje me pozat që i publikon në Instagram.
Në këtë rrjet social, ajo numëron rreth gjysmë milioni ndjekës, ashtu që fotografitë e saja marrin dhjetëra mijëra pëlqime.
Vënia në pah e linjave trupore, në veçanti të pasmeve dhe gjoksit, bën që Vildania të përcillet rregullisht nga fansat e saj për gjërat që i poston.
Këtë herë, bukuroshja e ka publikuar një fotografi, në të cilën është e veshur me xhinse, ndërsa në pjesën e sipërme ka një këmishë.
Mirëpo, këmisha është e hapur për të treguar një pjesë të gjoksit dhe sutieneve, kështu që modelja vjen sërish provokuese.
Në përmbledhjen e mëposhtme mund t’i shikoni disa prej fotografive që vënë në pah format trupore të Vildanes. /Telegrafi/