Fotografitë që vënë në pah format e bujshme trupore të Vildane Zenelit, nuk janë të rralla në profilet e saja në rrjetet sociale.
Edhe kësaj radhe bukuroshja ka postuar disa imazhe duke vënë në plan të parë të pasmet.
Ajo ka pozuar në plazh duke bërë shaka me shoqëruesin e saj, me të cilin e ka krahasuar pjesën e pasme.
Nuk ka dyshim se ‘aseti’ i saj më i përfolur nuk e lë askënd të qetë.
Ndryshe, Vildania është një aktore dhe modele shqiptare që po bën karrierë në Amerikë.
Ajo ka lindur në Kosovë, ndërsa është rritur në New York të Shteteve të Bashkuara. Bukuroshja flet rrjedhshëm shqip dhe anglisht.
Në vitin 2009, Vildania ishte shpallur më e bukura e Kosovës, si edhe kishte triumfuar në ‘Miss Diaspora Models International’. /Telegrafi/