Modelja e njohur, Vildane Zeneli, vazhdon të jetë një prej femrave më të komentuara në media.
E njëjta është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, e në atë Instagram numëron mbi 600 mijë njerëz. Së fundmi, bukuroshja jonë ka publikuar një video provokuese, e cila vjen me një vallëzim sensual nga shtrati.
Zeneli shfaqet me të brendshme dhe ka vënë në pah format trupore të lakmueshme, derisa e dëshmon se është njëra nga femrat më seksi shqiptare.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat e saj nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për fizikun e saj.
Theksojmë se modelja së fundmi është spekuluar për një romancë me ish të dashurin e Morena Tarakut, Sasha Sobhani, ku ky i fundit shpërndau një imazh të Vildanes muaj më parë. /Telegrafi/