Telegrafi

Vildane Zeneli nuk i ndal pozat provokuese me bikini në Instagram

Foto: Vildane Zeneli/Instagram

Modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli, shquhet për fotografitë atraktive që ajo ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ajo është shumë aktive në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke publikuar fotografi dhe video, kryesisht me përmbajtje provokuese.

Një gjë të tillë, Vildanja e ka bërë edhe në fotografitë e fundit, ku ka shfaqur trupin duke pozuar në bikini.

Modelja e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kësaj radhe ka pozuar në bikini ngjyrë rozë, ndërsa nuk ka hezituar të vërë në pah të pasmet atraktive.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për vijën e trupit.

Modelja Zeneli i ka pasur të shumta paraqitjet e tilla së fundmi në Instagram, duke pozuar për marka të ndryshme të bikinive.

Influenca e saj në Instagram shtrihet në mbi 670 mijë fansa që e ndjekin atë në llogarinë e saj zyrtare. /Telegrafi/