Telegrafi

Vildane Zeneli merr vëmendje me paraqitjet provokuese në bikini

Foto: Instagram

Për të gjithë tashmë është bërë e njohur në sajë të linjave trupore dhe fizikut të admirueshëm.

Fjala është për modelen Vildane Zeneli, e cila prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bukuroshja, e cila numëron 663 mijë ndjekës në Instagram, publikon imazhe dhe video të ndryshme duke mos munguar as me poza ngacmuese.

Vildane Zeneli (Foto: Instagram)

Kësaj radhe, zeshkania ka publikuar një fotografi bardh e zi në bikini, teksa vjen në formë të mahnitshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vildane Zeneli

Komplimentet ndërkaq ishin të shumta krahas imazhit, i cili njëherësh mblodhi mijëra pëlqime nga fansat.

Zeneli ndryshe në faqet rozë ka qenë shumë e komentuar edhe për lidhjet e saj të dashurisë, ndërsa momentalisht raportohet se është beqare. /Telegrafi/