Telegrafi

Vildane Zeneli e mbush Twitterin me video ‘të nxehta’

Foto: Vildane Zeneli/Instagram

Modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli, është e njohur për provokimet e saj në rrjetet sociale.

Kësaj here ajo vendosi që të lajmërohet në Twitter, duke publikuar një sërë videosh dhe imazhe provokuese.

Në disa prej tyre, ajo shfaqet e shtrirë në shtrat, ndërsa vë në pah linjat e saj atraktive.

Vildania është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat është thuajse çdo ditë aktive.

Këto ditë, ajo është rikthyer në Kosovë dhe Shqipërim, duke u bërë pjesë e disa intervistave dhe projekteve televizive.

Lexo po ashtu Vildane Zeneli: Kam mësuar të vozis kur isha nëntë vjeçe, kam pesë vetura, banesë në New York dhe shtëpi në Miami

Imazhet e fundit provokuese në Twitter i kanë dhuruar asaj me mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë.

Modelja Zeneli u bë e njohur për publikun vite më parë, falë paraqitjeve të saj atraktive në rrjetet sociale. /Telegrafi/