Telegrafi

Vila luksoze e Tom Cruise në mes të malit del në shitje për 28 milionë dollarë

Aktori i njohur, Tom Cruise, tashmë ka vendosur që të shes një prej vilave të tij luksoze.

Bëhet fjalë për një vend në Telluride të Kolorados, çmimi i së cilës arrin deri në 28 milionë dollarë, shkruan Mirror.

Gjithsej shtëpia ka shtatë dhoma gjumi, nëntë banja dhe më e rëndësishmja, benefiti saj është se qëndron në mes të një mali.

Prona që ai ka zgjedhur është pikërisht për shkak të privatësisë, pasi e gjithë vila është e rrethuar me pisha.

Po i njëjti vend ka qenë i shfrytëzueshëm për aktorin për të skijuar, ndërsa gjatë motit të mirë për të luajtur golf.

Raportohet se multimilioneri Tom, posedon një rezidencë tejet luksoze në Beverly Hills, New York dhe Angli.

58-vjeçari përndryshe thuhet se ka pasuri prej 600 milionë dollarë (430 milionë funta). /Telegrafi/