Pasi ishte kryefjala e lajmeve të showbizit shqiptar, këngëtari Stine i është rikthyer normalitetit duke u përfolur për gjëra të tjera jashtë muzikës.
Gjatë një storie të përgatitur për “Dance with me” ai së bashku me partneren e tij Rozën ishin në kërkim të hidrosanitarëve për vilën e tij, transmeton Telegrafi.
Vila e tij ndodhet në zonën “Misto Mame” në periferi të Tiranës dhe është e ndërtuar mbi një sipërfaqe gati 500 metra katrorë.
Ndër artistët e tjerë të komentuar për shtëpitë apo vilat e tyre të shtrenjta janë: Ermal Fejzullahu, Genta Ismajli, Sinan Hoxha, Anjeza Branka etj.