Ata u zhvendosën në shtëpinë e tyre të re vetëm pak kohë më parë.
Rezidenca ku jeton Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, e cila ndodhet në “Rolling Hills” në Tiranë, është me të vërtetë një vilë luksoze.
Këtë e ka vërtetuar edhe çifti i dashur për publikun shqiptar përmes fotove e videove në Instagram.
Tre ditë më parë, Ami postoi një klip të titullur “Mëngjese si ky”, ku tregon zonën jashtë shtëpisë.
Ndërkohë humoristi, ka publikuar një foto në ambjentet e brendshme të vilës, ndërkohë që ndiqte me miqtë serialin e ri “Skanderbeg”. /Telegrafi/