Është një moment delikat për Real Madridin, spanjollët kanë ndryshuar trajnerin dhe tani shpresojnë të vazhdojnë me fitore në Ligën e Kampionëve.
Një fitore me Viktoria Plzenin do të thotë fitorja e tretë radhazi në tre ndeshje për Santiago Solarin që kur e zëvendësoi Julen Lopeteguin
Nga minuta e parë trajneri argjentinas i Los Blancos pritet të luajë me Iscon, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:
Viktoria Plzen (4-2-3-1): Kozacik; Reznik, Hejda, Hubnik, Limbersky; Hrosovsky, Prochazka; Havel, Cermak, Petrzela; Reznicek.
Real Madrid (4-3-3): Navas; Odriozola, Nacho, Ramos, Reguilon; Modric, Casemiro, Kroos; Bale, Benzema, Isco.
Ndeshja e parë në Santiago Bernabeu ka përfunduar 2-1 në të mirë të spanjollëve.
Në Grupin G në vendin e parë është Roma me gjashtë pikë, aq sa Reali, CSKA Moskës me katër pikë dhe Plzen një. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kx3X0MWu7jY