Ferizaj ka filluar të riorganizohet, pas një dimri në gjumë të thellë, ku edhe lojtarët kërcënuan edhe me largim.
Mustafë Grainca është zgjedhur kryetar i klubit dhe transferimet kanë filluar menjëherë.
I pari i ardhur zyrtarisht është Viktor Kuka si huazim nga Drita.
“Ju njoftojmë që para pak çastesh është arritur marrëveshja në mes të dy klubeve dhe lojtarit që për gjashtë muajt e ardhshëm Viki ti mbrojë ngjyrat e ekipit të KF Ferizaj”.
“Viki në këtë sezon pati pak hapësirë për lojë, dhe kjo lëvizje është vlerësuar si e nevojshme për dy palët, e sidomos për lojtarin që të ketë më shumë minutazhë loje! FC DRITA i dëshiron suksese Vikit në aventurën e re!”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.
Ferizaj flitet se ka arritur marrëveshje edhe me Egzon Shabanin, i cili ishte liruar nga Ballkani.
Ferizajasit e kanë mbyllur stinorin vjeshtor me 15 pikë. /Telegrafi/