Telegrafi

Viktima sulmohet fizikisht dhe i grabiten 2,000 euro në Skenderaj

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se ishte goditur me grushte nga një person tjetër, ku më pas i kishte shkaktuar lëndime trupore dhe nga xhepi ia kishte nxjerr kuletën me dokumente personale dhe 2,000 euro.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 21:21, në Skenderaj.

Siç thuhet në raport, viktima ka marrë tretman mjekësor në QKMF, në Skenderaj.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar ishte goditur me grushte dhe pasi i kishte shkaktuar lëndime trupore nga xhepi ia kishte nxjerr kuletën dhe ia kishte grabitur kuletën në të cilën kishte pasur dokumente personale si dhe dymijë (2000) €.Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKMF në Skenderaj. Deri me tani nuk është identifikuar vend ndodhja e te dyshuarit. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/