Site icon Telegrafi

Viktima me probleme mentale largohet nga Klinika Psikiatrike në Gjilan

Një grua kosovare me probleme mentale është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga klinika psikiatrike në Gjilan.

Sipas informacioneve të marra, viktima është larguar nga klinika të hënën rreth orës 14:00 dhe vendndodhja e saj aktuale nuk dihet.

Policia ka informuar se rasti është duke u hetuar intensivisht për të gjetur viktimën dhe për të siguruar kthimin e saj të sigurt. /Telegrafi/

Exit mobile version