Site icon Telegrafi

Viktima po, por edhe rënie ekonomike dhe krizë politike – strategjia e Suedisë ndaj COVID-19 me pasoja të shumëfishta

Ministrja e Financave e Suedisë thotë se nuk ishte kurrë synimi i qeverisë për të miratuar një strategji “të qetë” rreth pandemisë COVID-19 për të mbrojtur ekonominë.

Sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, duke folur në një intervistë në Stokholm, ministrja e Financave Magdalena Andersson tha: “Ne nuk kemi marrë parasysh konsideratat ekonomike kur kemi vendosur për strategjinë suedeze”.

Ndryshe, bllokimi më i butë i Suedisë ka rezultuar në një nga nivelet më të larta të vdekjeve në botë, në raport me popullsinë.

Në të njëjtën kohë, Andersson tha në maj se vendi i saj po përballet me një “krizë shumë të thellë ekonomike”, me BPV-në që pritet të ‘zhytet’ për rreth 7%, me gjithë mbylljen e butë.

Vendimet e marra në Suedi janë futur në një debat global mbi pasojat ekonomike të mbylljes së një shoqërie për të luftuar një pandemi.

Lexo po ashtu Pasojat e coronavirusit: A po trajtohet “me mospërfillje” Suedia nga fqinjët e saj skandinavë?

Disa analistë kanë argumentuar se ekonomia e Suedisë ka të ngjarë të kalojë më mirë, ndërsa të tjerë sugjerojnë se e kundërta mund të jetë e vërtetë.

Të dhënat deri më tani kanë qenë të përziera.

Madje, recesioni i Suedisë ka të ngjarë të jetë po aq i keq sa ai në Bashkimin Evropian, i cili vlerëson një rënie mesatare të BPV-së prej 7.4% këtë vit.

“Pasiguria mbetet e lartë dhe papunësia ka të ngjarë të vazhdojë të rritet”, është cituar të ketë thënë Andersson.

Strategjia ndaj COVID-19 e Suedisë gjithashtu ka zhytur vendin në një krizë politike.

Javën e kaluar, epidemiologu kryesor pranoi se kishte bërë gabime. Por ai dhe kryeministri Stefan Lofven janë zotuar që të dy do të përmbahen me strategjinë aktuale.

Një sondazh javën e kaluar tregoi se besimi i suedezëve në trajtimin e qeverisë së tyre ndaj krizës është zvogëluar.

Anëtarët kryesorë të opozitës në parlament kanë filluar të kërkojnë pasoja, dhe akuzuan Lofven për keqtrajtim të situatës.

Por, autoritetet suedeze shpresojnë që strategjia e tyre, e cila është krijuar për të qenë më e qëndrueshme sesa bllokimet e papritura dhe të rënda, do të japin fryte në planin afatgjatë.

“Ne kemi dëgjuar ekspertët tanë dhe vlerësimin e tyre se cili është termi më efektiv afatgjatë për të frenuar pandeminë”, ka thënë ndër tjerash Andersson.

Ndryshe, ndërsa niveli i vdekjes për një milion njerëz në Danimarkë, Finlandë, Norvegji dhe Islandë përkatësisht është 99.4, 57.8, 43.5 dhe 29.3 – në Suedi, ishte 435.9, që nga e marta, 2 qershor.

Dhe siç bëhet e ditur më tej, rreth 75% e vdekjeve të COVID-19 në Suedi kanë origjinën në shtëpi të kujdesit. /Telegrafi/

Exit mobile version