Site icon Telegrafi

Viktima e parë nga ethet e Nilit në Zagreb

Në klinikën për sëmundje infektuese ‘Fran Mihaljeviq; gjatë vikendit si pasojë e etheve të Nilit Perëndimor, të cilin e bartin mushkonjat, ka vdekur një 84-vjeçar.

Bëhet fjalë për rastin e parë të vdekjes nga kjo sëmundje virusale, të cilën e bartin mushkonjat në Zagreb.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, deri më 30 gusht 2018 u regjistruan gjithsej 710 raste të infektimit të virusit të Nilit Perëndimor – 327 raste në Itali, 213 në Serbi, 147 në Greqi, 117 në Rumani, 96 në Hungari, etj.

Vektori më i rëndësishëm për transmetimin e infeksionit konsiderohet mushkonja e llojit Culex, por edhe mushkonjat e tjera mund të transmetojnë infeksionin.

Rreziku i transmetimit në disa zona varet nga prania e virusit, në të cilin është përhapur. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version