Telegrafi

Viking FK njofton se Veton Berisha ka rezultuar pozitiv me COVID-19

Klubi norvegjez Viking FK ka njoftuar Veton Berisha, vëllai i Valon Berishës ka rezultuar pozitiv me coronavirusin COVID-19 pas testit të bërë të mërkurën.

Përfaqësuesi i Norvegjisë ka rezultuar pozitiv pas kontaktit me një bashkëlojtar dhe klubi ka njoftuar se tashmë janë futur të gjithë në karantinë, edhe pse Berisha nuk ka asnjë simptomë.

“Veton Berisha ka rezultuar pozitiv me COVID-19.Klubi u informua të mërkurën pasdite se Veton Berisha ka dalë pozitiv për Covid-19”.

“Ai nuk ka pasur ndonjë simptomë para testimit, por është testuar për shkak të kontaktit të ngushtë me personin e infektuar të bërë të ditur të martën në mbrëmje”.

“Lojtari ende nuk ka simptoma dhe është në izolim nga sot. Për shkak të pjesëmarrjes së tij në trajnim të hënën dhe të martën, i gjithë grupi i lojtarëve në Viking Football tani duhet të jetë në karantinë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Berisha në fillim të këtij viti ka shënuar 11 gola dhe i ka bërë 9 asistime në 19 paraqitje në Elitëserien këtë sezon me Viking FK. /Telegrafi/