Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Të shtunën si pasojë e vranësirave të dendura dhe jostabile të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të vendit priten reshje të intensitetit mesatar.
Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 8m/s.
Në javën tjetër pritet të ketë kushte tjera meteorologjike, ulje të temperaturave në të dy vlerat dhe reshje shiu e bore. /Telegrafi/