Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik dhe në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët.
IHK njofton se derisa të shtunën nuk do të ketë reshje, pasditja e së dielës parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të ç’rregullta dhe reshje bore.
“Mëngjesi i së dielës parashihet të jetë me ngrica të lehta dhe vende-vende me mjegull si pasojë e radiacionit dhe ndryshimeve fizike në troposferë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius”.
Po ashtu, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s. /Telegrafi/