Site icon Telegrafi

Vikend me mot të ngrohtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër mbi vendin tonë situata meteorologjike vazhdon të mbetet e pandryshuar.

Gjatë ditës parashihet të ketë vranësira, më të theksuara në pjesën e dytë të ditës, por nuk parashikohen reshje të çfarëdo forme.

Temperaturat mbeten konstante me ato të ditëve të fundit. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version