Telegrafi

Vijojnë përgatitjet për hapjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem

Përgatitjet për hapjen e ambasadës së re amerikane në Jeruzalem vazhdojnë, ndërkohë që ajo është caktuar të hapet më 14 maj, vendim që përkon me 70-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Izraelit.

Ambasada po zhvendoset nga Tel Aviv-i pas fjalimit të Presidentit amerikan Donald Trump vitin e kaluar se Uashingtoni e njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta zhvendosin ambasadën atje, ku ky njoftim nxiti reagime të shumta në botë, përcjell Telegrafi.

Ambasada e re do të vendoset përkohësisht në zyrat e konsullatës dhe në të do të punojë një pjesë të personelit amerikan në Izrael. /Telegrafi/