Site icon Telegrafi

Vijojnë operacionet antidrogë në Shkodër, në pranga tre kryetarë fshatrash

Foto: Ilustrim

Policia e Shkodrës ka asgjësuar rreth 11 mijë bimë, 6,832 fidanë dhe 10.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa në tre fshatra.

Nga kontrollet në Vaun e Dejës, Fushë Arrëz dhe Malësi e Madhe janë arrestuar një 24-vjeçar, si dhe është proceduar penalisht një 57-vjeçar, autorë të dyshuar të 2 rasteve të kultivimit.

Gjitashtu janë proceduar penalisht, për shpërdorim të detyrave, 3 kryetarë fshatrash dhe 2 specialistë pyjesh.

Konkretisht shtetasin Z.B., kryetari i fshatit Mnelë e Madhe, shtetasin Y. S., kryetar i njësisë administrative Fierzë dhe shtetasin Gj. Gj., kryetar i fshatit Bratosh. Të tre të akuzuar për shpërdorim detyre.

Ndërkohë janë proceduar shtetasit A.M. dhe L.B. specialist pyjesh, i pari për zonën e Fushë Arrëzës dhe i dyti për zonën e Fierzës.

Në vijim të veprimeve procedurale, janë referuar materialet në Prokurori. /Telegrafi/

Exit mobile version